Bulqizë / Burrel – Operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës dhe evazionin fiskal

Shpërdorojnë detyrën duke lënë zaptimin e hapësirave publike, procedohen tre inspektor të IMT të bashkisë Bulqizë

Procedohen edhe 3 shtetas të tjerë në Mat, për prerje të paligjshme të pyjeve. Sekuestrohen 18 metër kub lëndë drusore.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në kuadër të masave të marra kundër informalitetit, kanë ushtruar kontrolle në zonën e Bulqizës, për subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike.

Si rezultat u proceduan penalisht tre Inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Bulqizë.

B.Ç, 25 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Kryeinspektor i IMT, bashkia Bulqizë;

A.T, 42 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bulqizë;

E.A, 24 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bulqizë;

Këta shtetas në neglizhencë të kryerjes së detyrave si punonjës shtetërorë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundraligjshme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike të bashkisë Bulqizë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

S.V, 48 vjeç, banues në Dibër (pronar i një subjekti për shfrytëzim pyjesh)
B.L, 47 vjeç, banues në Tiranë
M.D, 60 vjeç, banues në Tiranë

Shtetas S.L, është konstatuar nga policia në Njësinë Administrative Macukull, duke drejtuar një kamion të ngarkuar me 8 metër kub lëndë drusore, i cili nuk dispononte dokumentacion për transport të lëndës drusore, faturë shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rregullt për prerjen e pyjeve.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S.L, ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në subjektin me pronar shtetasin S.V, i cili do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave” .

Ndërsa shtetasi M.D, është konstatuar nga policia në Njësinë Administrative Macukull, duke drejtuar një kamion të ngarkuar me 10 metër kub lëndë drusore, i cili nuk dispononte dokumentacion për transportim të lëndës drusore, faturë shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rregullt për prerjen e pyjeve.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.