Zgjedhjet e guximshme sjellin ndryshime të mëdha. Sot është dita për të treguar guximin duke i thënë “jo” armëve.
Ti je në gjendje të bësh ndryshimin dhe të kthehesh në frymëzim për të tjerët.
Kjo fushatë është pjesë e projektit “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta”, i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së, me fonde të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës.