Finalizohet operacioni “Gracka”
Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundraligjëshme, kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtraisë së kundraligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gracka”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
•A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar, administrator i subjektit.
Arrestimi i shtetasit u bë pasi, pas një hetimi disa mujor është dokumentuar me prova aktiviteti i paligjshëm i shtetasit A.B, ku në mënyrë të kundraligjëshme nxirrte pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.
Dyshohet se ky shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonte me dokumentacion dhe fatura të falcifikuara.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.