Mbante armë zjarri pa leje në banesë dhe qarkullonte me mjet pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., 17 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore.
Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.
Pas kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.