Në funksion të kontrrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi R. K., 63 vjeç, banues në Çiflik, Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin P. Q., pa probleme për jetën.
Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim S. K., 47 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim nr. 43, datë 06.02.2019 e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Po gjatë kontrolleve intensive të ushtruara nga Policia Rrugore janë evidentuar disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.
Janë vendosur gjithsej 34 masa administrative, gjatë 24 orëve të fundit, nga këto:
5 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
2 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
5 për parakalime të gabuara;
12 për ndalim, qëndrim i gabuar i mjeteve;
Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore Berat apelon për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.