Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. L., 27 vjeç, banues në Skrapar, të cilit Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, nga Sektori i Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. N., 65 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur Ura e Hanit, Berat, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.