Berat – Evidentohen dhe goditen dy raste të krimeve mjedisore. Procedohen penalisht 2 shtetas

Strukturat e DVP Berat vijojnë zbatimin e planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Evidentohen dhe goditen dy raste të krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 2 shtetas.

Strukturat e DVP Berat, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , kanë evidentuar dhe goditur 2 raste, për të cilat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

S. R., 57 vjeç, pasi në fshatin Sinjë, Berat u konstatuan 120 m3 lëndë drusore në pronësi të tij, e prerë në mënyrë të paligjshme.

F. Q., 32 vjeç, pasi në fshatin Zhitom, Berat u konstatua nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Beratit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.