Berat
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me barishte, procedohet penalisht autori i dyshuar.
Arrestohet një shtetas për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës dhe një shtetas tjetër për “Dhunë në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:
D.L., 27 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në lagjen “Çlirim”, Berat e si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte në pronësi të shtetasit L.D.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
—————-
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D., 34 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Berat, në vendin e punës, ka goditur me grushta shtetasin A.K.
————-
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi J.D., 40 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëjetueses së tij, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.