Berat – Aksidentoi dy shtetase, njërën prej tyre me pasojë vdekjen, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i motomjetit

Arrestohet edhe pasagjeri në motomjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit:

-E. T., 16 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;

Arrestimi i shtetasit E. T. u bë pasi ditën e djeshme, duke drejtuar një motomjet tip “Honda”, pa targa, ka aksidentuar shtetasen L. M., e cila ndërroi jetë dhe shtetasen F. A., e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit A. S., 14 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.