“Bashkë me ju edhe në sport”

“Bashkë me ju edhe në sport”

Sporti është një gjini e dashur për çdonjërin nga ne, ai përcjell shumë energji pozitive tek të gjithë duke provuar ndjesi paqeje, shëndeti dhe mirësie.

Policia e Shtetit është tashmë edhe më afër komunitetit nëpërmjet sportit, duke krijuar skuadrën e volejbollit me punonjës nga të gjithë sektorët e organizatës.

Përfshirja e policisë në sport synon të krijojë marrëdhënie më të ngushtë me komunitetin, të krijojnë besim dhe bashkëpunim më të gjërë.

Policia dhe komuniteti së bashku mund të bëjnë vetëm gjëra te bukura. Jemi të gjithë fitues në garën tonë, dhe fitorja më e bukur është lidhja me komunitetin, siguria e të cilit është prioriteti ynë.