Fier
“Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”.
Ditën e sotme, në kuadër të këtij programi, në qytetin e Fierit, u zhvillua faza përmbyllëse me konkurrimin e vizatimeve më të bukura, ku u shpallën fitues dy vepra nga nxënës të shkollës “Halit Grëmi” Mbrostar Ura dhe të shkollës jo publike “Dertliu”.
Përgjatë këtij viti shkollor, nga Ndihmës Specialistët e Policimit në Komunitet janë zhvilluar orë mësimore në klasat e 6-ta të shkollave 9-vjeçare, për dëmet që sjell konsumi i duhanit, alkoolit dhe marijuanës.
Fituesit e sotëm do të marrin pjesë në kampin veror që do të zhvillohet në Shtëpinë e Pushumit të MB, Durrës, ku do të shkojnë të gjithë fituesit nga të gjitha Qarqet e Shqipërisë.
Falënderojmë të gjithë nxënësit për vizatimet e bukura që me anën e të cilave përcollën mesazhe të ndryshme sensibilizuese, si edhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Fier për bashkëpunimin.
#bashkëpërnjëkomunitettësigurt
#policiafiernëshërbimintuaj