Kuçovë – Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohet kryeplaku i fshatit, proçedohet në gjendje të lirë specialisti pyjeve dhe një shtetas tjetër.

Shërbimet e Policisë Kuçovë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Mëndrak, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin:

Sh.F., 62 vjeç, banues në fshatin Mëndrak, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”

Në vijim të veprimeve hetimore filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K.B., 50 vjeç, me detyrë Specialist pyjesh për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe G.Z., 50 vjeç, banues në Mëndrak, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.