Policia e Lezhës feston 1 Qershorin në Shtëpitë e Fëmijëve të Qarkut.

Policia e Lezhës feston 1 Qershorin në Shtëpitë e Fëmijëve të Qarkut.

“Na pranoni në mesin tuaj, të jemi pranë jush, të gjithë bashkë si një familje e madhe ku përveçse ndajmë sëbashku problemet, festojmë edhe festat.

Kështu u shpreh Drejtori i Policisë Lezhë Ferdinand Mara, në shtëpitë e fëmijës në Lezhë e Laç, ku bashkë me shefat e Komisariateve dhe efektivët, ndanë dhurata dhe festuan midis fëmijëve, duke u treguar se Policia, edhe pse nuk mund t’ua zëvendësojë familjarët, do të jetë gjithmonë në krah të tyre me derën hapur në çdo situatë!