Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Plagosi me thikë 45-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga nga Policia. Sekuestrohet mjeti prerës thikë me të cilën autori ka plagosur 45-vjeçarin. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Fier/Mallakastër – Finalizohet me sukses një tjetër operacion antikanabis. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 5 kg kanabis dhe disa fidanë kanabis të mbjellë në kubikë. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe si rezultat i organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga Komisariati i Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u evidentuan dhe u goditën 3 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: I. L., 45 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër; A. T., 54 vjeç, banues në Baltëz, Fier dhe F. L., 17 vjeç, banues në Baltëz, Fier. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e babait të 17-vjeçarit, shtetasit A. L., 52 vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë autorët e dyshuar të kultivimit të fidanëve narkotikë në tokat e tyre në fshatin Baltëz dhe Aranitas. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, shtetasit A. T., iu gjetën dhe sekuestruan rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Korçë/Informacion paraprak – Më datë 12.08.2020, rreth orës 04:00, në lagjen nr. 17, në një lavazh në pronësi të shtetasit A. M., rreth 60 vjeç, banues në Korçë, ka rënë zjarr në mjetin e tij tip “BMW”, i cili ka qenë i parkuar. Nga veprimet e para hetimore dhe provat e grumbulluara dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Tiranë – Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari. Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. C., 41 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. V., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 51 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Vlorë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Durrës, 1 në Lezhë dhe 1 në Dibër; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste: 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Lezhë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 2 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 në Durrës dhe 1 në Korcë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të Vetëgjyqësia”, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë”.
Është evidentuar 1 rast i “Marrëdhënie seksuale me dhune me të rritur”, në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 3 shtetas, për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, 2 në Tiranë dhe 1 në Dibër.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 1 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 9 në Tiranë, 2 në Korçë dhe 2 në Berat.
Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në Elbasan.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.