Siguria rrugore🛣️, sfida jonë e përbashkët
Si çdo fundjavë, vijon kontrolli i Policisë Rrugore te Tiranes, me radar e drager ne te gjjtha rruget urbane dhe interurbane me rrisk te larte per aksidente rrugore.
Gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë – Durrës -Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së datës 08 Gusht dhe deri në orën 24.00, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi ✈️qe varionin nga 141 km/h – 157 km/h, ndaj te cileve u vendosen sanksionet administrative dhe pezullimet e lejeve te drejtimit.
Si dhe 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për mos rregullim shpejtesie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
Gjithashtu gjatë kontrolleve me Radar dhe verifikimit të të dhenave personale, u be i mundur identifikimi dhe me pas kapja ne flagrance e shtetasit me iniciale G. H, i cili ishte shpallur ne kerkim per vepren penale “Heqja e paligjshme e lirise”. Ky shtetas qarkullonte me shpejtësi 141 km/h dhe me Patentë të pezulluar 4 ditë më parë nga Policia Rrugore e Tiranës po për shpejtësi.
Kontrollet vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit per kontrollit e perdorueseve te mjeteve qe drejtojne mjetet nen efektin e alkoolit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore qe vijne si rezultat i perdorimit te alkoolit.
Si rezultat i kontrolleve me alkooltestues jane evidentuar dhe proceduar deri ne keto momente 12 drejtues mjetesh qe drejtonin mjetin nen efektin e alkoolit, nga te cilet dy prej tyre jane arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti ne gjendje te dehur, ku nje drejtues rezultoi me 0.64 mg/l, ndersa tjetri 0.53 mg/l.
Makina mund të vrasë🚑 edhe më shumë se një arme, nese mjeti perdoret dhe drejtohet ne kundershtim me normat e sjelljes, ndaj tregoni kujdes maksimal per jeten tuaj dhe te tjereve.
#FundjavePerTeFestuar
#StopAlkoolit🍺NeTimon
#Stop✈️Shpejtesise🚑