Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, bie në prangat e policisë 26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe krimeve kundër personit.
Ky shtetas nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, duke shkelur kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj tij, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, ngjarje e ndodhur me 1 janar 2020.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.