Qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia identifikon dhe arreston në kohë rekord autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore të mirorganizuar dhe profesionale, brenda pak orëve kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarjeje të ndodhur në lagjen nr. 15 Durrës, ku dy shtetas qëlluan në ajër me armë zjarri.
Në sajë të veprimeve hetimore të menjëhershme kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit D. M., 34 vjeç dhe K. M., 49 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”, i cili është sekuestruar si provë materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.