Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.
Sekuestrohet 543 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpinim me Prokurorinë Berat, organizuan operacionin të koduar “The Drug Dealer”, në kuadër të të cilit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Xh., 47 vjeç, banues në Dërmenas, Fier.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Xh., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 543 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë.
Gjithashtu, në vijim të hetimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. G., 24 vjeç dhe G. S., 30 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi dyshohet se bashkëpunonin me shtetasin A. Xh., për shitjen e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.