Finalizohet operacioni “Rruga e fundit”, kundër informalitetit dhe krimeve mjedisore.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Procedohen penalisht edhe 2 përgjegjës të pyjeve dhe kullotave pranë Bashkisë Berat
Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, pas një pune procedurale një mujore për goditjen e paligjshmërisë në fushën e informalitetit dhe krimeve mjedisore, finalizoi me sukses plan – operacionin “Rruga e fundit”, si i rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit:
M. M, 59 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, banues në Mbreshtan, Berat.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në vendin e quajtur “Shtëpia e Pyjores” në fshatin Sinjë, Berat, janë kapur me furgonin e ngarkuar me 10 m3 me lëndë drusore, të cilën e kishin prerë në mënyrë të paligjshme në pyllin e fshatit Velçan, Berat.
Për transportimin e kësaj lënde drusore në destinacione të ndryshme, këta shtetas përgatisnin dokumentacione të falsifikuara.
Gjithashtu, në vijim të këtij plan – operacioni filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, për shtetasit:
K. B., 31 vjeç dhe A. F., 33 vjeç të dy banues në Berat, me detyrë përgjegjës të pyjeve dhe kullotave pranë Bashkisë Berat, pasi kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, në kundërshtim me ligjin dhe detyrën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.