Dibër – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Kontrollet nga toka dhe nga ajri me dronë e helikopterin e Policisë.

Si rezultat i kontrollit dhe informacioneve të mbledhura në rrugë operative janë evidentuar dhe goditur dy rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit, konkretisht:

Është vënë në prangat e Policisë shtetasi I. SH ., 47 vjeç, lindur në fshatin Sinë e Epërme dhe banues në Peshkopi, pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Sinë e Epërme, iu gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Staravec dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të kultivimit të bimëve narkotike, pasi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Staravec, janë evidentuar të kultivuara disa bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.