Policia e Shtetit – Kontrolle të shtuara në të gjithë vendin, për respektimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia e Shtetit ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 19 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë. Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas kryerjes së detyrave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet intensive për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 19 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20:00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë, konkretisht: 7 lokale në Tiranë, 4 lokale në Durrës, 4 lokale në Lezhë, 3 lokale në Vlorë dhe 1 lokal në Korçë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Tiranë – Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Janë vënë në pranga 7 shtetas, njeri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Sh., 52 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, ka dëmtuar mjetin e policisë, si dhe ka kundërshtuar dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. R,. 49 vjeç, sepse në Paskuqan, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 56 vjeç, pasi në rrugën “Horizonti”, në banesë, ka tentuar të vras duke goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij. Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. D dhe E. F., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; Xh. Y., 20 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga seksioni për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. I., 36 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me një muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, njeri prej tyre i shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 60 vjeç, pasi ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim M. N., 40 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Xh. H., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l dhe S. V., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Toptanëve, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan. Në fshatin Labinot-Fushë, Elbasan, persona ende të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit të datës 27.07.2020 kanë hyrë në ambientet e brendshme të një firme ku kanë marrë një kasafortë dhe janë larguar me një mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve Ndërkohë, gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 210 shtetas, nga këta: 54 janë të arrestuar, 15 janë ndaluar dhe 141 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 10 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste, në të gjithë territorin, me 11 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 24 raste, konkretisht: 7 raste të “Kanosja”, 8 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Vrasja”, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 16 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 28 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 47 raste, 15 raste me 15 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 32 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 2 autroë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, me 2 autorë që po procedohen ën gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Goditje për shkak të detyrës”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur” dhe autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje dhe autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 12 raste të “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 7 raste, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 9 raste dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 10 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 12 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.