Shpejtësi ✈️në rrugë🛣️❗❗🙏❌❌
Destinacioni🏠??🚑
Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë. Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar rrugët e përdoruesit e saj përgjatë udhëtimit.
Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë është monitoruar trafiku rrugor në të dyja kahet e lëvizjes në hyrje dhe dalje të Tiranës si çdo fundjavë.
32 vjeçari me 168 km/h ✈️🛣️, me 6 masa administrative të pa likujduara, nuk i ndalon punonjësit të Policisë Rrugore 👮♂️pas shenjës për ndalim, por kapet nga patrulla tjetër gjatë ndjekjes🚔🚔
Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë , duke qarkulluar✈️ gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar pa menduar për rrezikun për jetën e tyre si pasojë e fluturimit në rrugë
15 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 141km/h deri në 168 km/h dhe 21 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h.
KUJDES❗❗❗
Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia ✈️të vret🚑 , ndaj mos nxito të arrish fundin🚑, trego durim në drejtim🚙, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, binduni urdhrit të Policisë Rrugore👮♂️🚔 për ndalim, pasi patrulla tjetër të pret më tej🚔🚔
Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugorë.
Denonco 📸 dhe ✍në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.
# BashkeBejmeMeShume🤝
# SiguriaRrugorePrioritet👮🏻♀
# VleresoJetenMeShume🙏