Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Ushtronte aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia i vendos masë administrative. Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020, Neni 1 pika 7/1 për “Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme shtetasin K. P., që ushtronte aktivitet të shoqëruar me muzikë në subjektin e tij. Në përfundim të veprimeve të para shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Korçë – Operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, si autorë të dyshuar të vjedhjes së 9 banesave dhe bizneseve. Sekuestrohen sende të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese, të ndodhura së fundmi në qytetin e Korçës, kanë organizuar dhe finalizuar një operacion, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 17 vjeç, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 20 vjeç dhe R. Sh., 17 vjeç, banues në Korçë. Forcat e policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D. H., duke vjedhur në banesën e shtetases D. F., në lagjen nr. 11. Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerët janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës, në lagjet nr. 1, 3, 4, 6, 10, 12 dhe 18, ku në banesat, dyqanet dhe magazinat e qytetarëve të ndryshëm janë vjedhur materiale ndërtimi, instalime elektrike e hidraulike, sasi lekësh, televizor, bizhuteri të ndryshme dhe orendi shtëpiake, një pjesë e të cilave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.
Policia e Shtetit – Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni “Riviera”, i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, çon në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri. Operacioni i nisur në vitin 2018, për goditjen e grupeve kriminale që merreshin me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjen pa leje. Në kuadër të këtij operacioni, në orët e para të mëngjesit, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK INTERPOL Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, DVP Tiranë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Romë e Bari dhe në ambasadën italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar “Riviera”. Operacioni “Riviera”, i iniciuar nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin Emilia Romagna, Itali. Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë Antimafia në Bolonja dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në vendin tonë, me qellim ekstradimi drejt Italisë, shtetasit shqiptar E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç. Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal. Operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët tregojnë vendosmërinë dhe angazhimin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe besueshmërinë që po fiton përditë e më tepër tek partnerët.
Korçë – Vijon puna nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me DVP Korçë dhe Policinë Kufitare greke, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare shqiptare dhe Policisë Kufitare greke dhe pas bashkëpunimit me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, u godit një rast i vjedhjes dhe kontrabandimit të kafshëve të dorës. U kap duke kaluar ilegalisht në kufirin e gjelbër me 11 kafshë dore, të cilat dyshohet se i kishte vjedhur në Greqi, arrestohet në flagrancë 65-vjeçari. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik, në vijim të punës për parandalimin e krimeve ndërkufitare, falë shkëmbimit të informacioneve me Policinë greke në lidhje me një shtetas shqiptar, i cili dyshohej se kryente vjedhje të kafshëve të dorës në fshatrat greke dhe më pas i kontrabandonte ato në drejtim të Shqipërisë, organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e tij. Nga shërbimet e Policisë, në territorin e malit Ivan, në afërsi të fshatit Gollobërdë, u kap shtetasi R. K., 65 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, i cili po transportonte në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, 11 kafshë dore (kuaj), të cilët dyshohet se i ka vjedhur në fshatrat greke. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim. Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë, procedohen penalisht 5 shtetas, organizatorë të tubimit. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Sh., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Q., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marr me qira, mjetin tip “Volkswagen” dhe më pas ia kanë shitur në qytetin e Durrësit, shtetasit E. H. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. H., për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh. H., 20 vjeçe, pasi në Golem, u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u kap dhe u ndalua shtetasja A. P., 37 vjeçe, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin P. GJ., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar mesditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, pasi kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe duke i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për t’u shpërndarë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 14 janë arrestuar, 7 janë ndaluar dhe 65 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste: 4 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Fier; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në Tiranë dhe 1 në Vlorë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 2 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, 1 në Tiranë, ku autori është ndaluar, 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 12 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 9 raste të ndërtimit pa leje, 3 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 3 në Kukës dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Tiranë dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kontrabanda me mallra të licencuar”, në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë”.
Është evidentuar 1 rast i “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, në Vlorë, ku autori procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndotja e ajrit”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prishja e qetësisë publike”, 1 në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 në Berat, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja me dhunë”, në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë..
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja” në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Dhunimi i banesës”, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Braktisja e fëmijëve të mitur”, në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Gjirokastër”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i Shkatërrim prone”, në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë proceduar 3 shtetas, për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, në Tiranë.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 2 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 3 në Tiranë, 1 në Lezhë, 1 në Fier, 1 në Korçë dhe 1 në Berat.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.