Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirorganizuar dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja e shtetasve në kërkim L. N., 25 vjeç dhe D. N., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Mazrek, Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i tyre u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.