Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Danubi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disamujor. Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 shtetas të tjerë. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e tyre. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 pasaporta dhe një sasi e konsiderueshme në lekë dhe euro. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e DVP Durrës për goditjen e paligjshmërisë, pas një hetimi disamujor, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Danubi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: M. Xh., 58 vjeç, I. B., 58 vjeç, I. G., 64 vjeç, A. N., 49 vjeç, banues në Durrës dhe E. B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh. Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 8 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera të tyre. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundjet fitimit. Këta shtetas, kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, u jepnin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”. Operacioni, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen produkte me logo të paautorizuara dhe sende të tjera. Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër. Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe si rezultat i një pune dhe ndjekjeje intensive, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “Akciza”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve L. T. dhe A. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. B. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë konsumuar veprat penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”. Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme cigaresh të markave të ndryshme, një sasi kafeje dhe një sasi vaji plazhi. Theksojmë se këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri nga pika të ndryshme kufitare, duke shmangur tërësisht detyrimin doganor. Këta shtetas, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, kanë konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 14 janë arrestuar, 8 janë ndaluar dhe 72 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Durrës dhe 1 në Gjirokastër; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 2 në Elbasan, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja me dashje”, në Tiranë, ku po punohet për kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 15 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 1 në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 6 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 9 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë, 2 në Elbasan, 4 në Vlorë, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 4 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndotja e ajrit”, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në Tiranë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit te policisë së rendit publik”, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë” dhe 1 në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Shpërdorimi i detyrës”, në Lezhë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Durrës me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 shtetas të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, në Tiranë, me 2 autorë po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Goditje për shkak të detyrës”, në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë dhe 4 në Durrës.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.