Bulqizë – U konfliktua me një shtetas dhe e kërcënoi për ta vrarë me thikë, pas ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga autori

U konfliktua me një shtetas dhe e kërcënoi për ta vrarë me thikë, pas ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga autori.

Arrestohet 26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe krimeve kundër personit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas njoftimit të marrë së në lagjen “Gjeologu”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt i çastit, ku një shtetas kërcënonte për ta vrarë me thikë një shtetas tjetër, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes shpejtë është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është vënë në pranga shtetasi:

Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, (i dënuar më parë).

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika e përdorur nga shtetasi Rr. R.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.