Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi goditi dhe kërcënoi dy shtetas të tjerë, për motive pronësie.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan në flagrancë shtetasit:
XH. A., 35 vjeç, banues në Shupenzë dhe M. GJ., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë nga Policia, shtetasi D. R., 48 vjeç, banues në Shupenzë, pasi për motive pronësie, ka goditur e kanosur, duke i penguar për të mos kaluar rrugën, shtetasit A. D. dhe SH. D.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.