Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vlorë/Informacion paraprak – Rreth orës 07:50, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në rrugën e unazës, automjeti tip BMW, me drejtues shtetasin K. I. ka goditur aksidentalisht këmbësorin Q. L., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K. I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 84 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 69 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 18 raste: 7 raste të “Kanosja”, 3 në Tiranë, 1 në Fier dhe 3 në Vlorë; 7 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 3 në Elbasan dhe 1 në Berat; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 raste të dhunës në familje, në Dibër, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 6 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Mashtrimi”, 4 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, 7 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Shpërdorimi i detyrës”, në Lezhë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Vlorë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Elbasan dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, në Tiranë , ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kallëzimi i rremë”, në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 3 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.
Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Vlorë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.