Berat – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. S., 19 vjeç, banues në fshatin Vokopolë, Ura Vajgurore dhe R. G., 46 vjeç banues në fshatin Dyshnik, Berat, si dhe proceduan penalisht shtetasin E. H., 16 vjeç, banues në Ferëm Partizan, Kuçovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar janë konstatuar duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 39 vjeç banues në Ura Vajgurore, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l alkool.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.