Ndalohet një 37-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:
I. P., 37 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 28.08.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike cannabis sativa në fshatin Bret, Njësia Administrative Cudhi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.