Lushnjë – Finalizohet një tjetër operacion në fushën e narkotikëve, i koduar “Taksisti”

Finalizohet një tjetër operacion në fushën e narkotikëve, i koduar “Taksisti”.

Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Bie në prangat e policisë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar “Taksisti”.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Benz”, u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.