Tiranë – Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit duke përdorur dronë

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit duke përdorur dronë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë kontrolluan në zonën përreth liqenit të Bovillës, për identifikimin dhe goditjen e tentativave për kultivimit të kanabisit.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve.

Policia e Tiranës fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112, çdo rast të tentativës për kultivim të kanabisit, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.