Vlorë – IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka shembur një objekt pa leje në Karaburun

Vlorë – IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka shembur një objekt pa leje, i ngritur në breg të detit, në Karaburun, në pronësi të shtetasit B. B.

Forcat e IKMT dhe DVP Vlorë kanë nisur punën për rrëzimin e ndërtimit në orët e para të mëngjesit, pas konstatimit se objekti 1-katësh me bazament betoni dhe kolona në ndërtim e sipër, ishte pa leje nga organet kompetente.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijojnë punën në disa fronte për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore, prerjes së pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, duke ftuar njëkohësisht çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

#mbromjedisin