Durrës – Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar dhe goditur krimet mejdisore, si dhe për të mbështetur IKMT-në për prishjen e ndërtimeve pa leje që sjellin zënien e hapësirave publike.

Konkretisht, në lagjen nr. 13, Durrës, është shembur objekti i shtetasit I. K., i cili, para lokalit të tij, kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur plate betoni.

Si dhe vazhdon prishja e pedanave të vendosura pa leje në objektin e shtetasit D. Sh., i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike dhe disa ditë më parë është proceduar nga ana e IKMT-së, për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.