Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij, procedohet penalisht administratori i një televizioni.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate që shërbenin për transmetime pirate televizive dhe shpërndarje interneti.
Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit D. M., 50 vjeç, banues në Tepelenë.
Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një studio televizive, të cilën ky shtetas administronte iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 aparate që përdoreshin për transmetime pirate televizive dhe shpërndarje interneti pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtyre aktiviteteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.