Vlorë – Gjatë operacionit policor të koduar “Radhima”, zhvilluar nga Policia e Vlorës janë parandaluar dhe goditur 2 raste të tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit

Operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit policor të koduar “Radhima”, zhvilluar nga Policia e Vlorës janë parandaluar dhe goditur 2 raste të tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Arrestohen 4 shtetas, tre prej tyre shqiptarë dhe një egjiptian.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, gjatë operacionit policor të koduar “Radhima”, kanë goditur 2 raste në Vlorë, konkretisht:

Shërbimet e Policisë gjatë operacionit kanë gjetur të strehuar në banesën e shtetasit P. P., 21 shtetas egjiptianë. Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin P. P., 54 vjeç, si dhe shtetasin egjiptian Y. Y., 31 vjeç, banues në Milano, Itali, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 20 shtetasve me kombësi egjiptiane.

– Gjithashtu, Policia ka arrestuar shtetasit R. B., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, të dy me banim në Drenicë, Kosovë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet policore në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke tentuar të ndihmojnë shtetasit marokenë M. E dhe M. J, për t’u futur në mënyrë ilegale në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, me qëllim kalimin e tyre drejt shtetit italian.

Materialet në ngarkim të secilit i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.