Pogradec – Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë dhe i dëmtoi automjetin me send të fortë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë dhe i dëmtoi automjetin me send të fortë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës, shtetasin B. M. dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për hetime të mëtejshme.