Rreth orës 22:05, në afërsi të Mamurrasit, Kurbin, në një rrugë rurale, në rrethana ende të paqarta mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z., të dy 21 vjeç, banues në Mamurras, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi E. N., 22 vjeç.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.