Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta.
Parandalimi, identifikimi dhe goditja, si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë Kufitare dhe Seksionit Kundër Narkotikëve në DVP Durrës.
Vihet në pranga 49-vjeçari që po transportonte me kamion lëndën narkotike.
Sekuestrohen 68 pako me lëndë narkotike heroinë.
Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta.
Si rezultat u vu në pranga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike heroinë me peshë totale rreth 38 kg.
Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. Z. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim”.