Kanosi me armë zjarri një shtetas, duke e kërcënuar se do ta vriste, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë u vu në pranga 35-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas njoftimit të marrë se në Rrëshen, Mirditë, kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte dhe armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kontatuan se:
Shtetasi E. Sh., pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij shtetasi dhe po e kërcënonte me armë zjarri për ta vrarë.
Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të largohet pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë Mirditë.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën armën e zjarrit pistoletë me të cilën ky shtetas kishte kanosur për vrasje shtetasin V. P.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, për veprat penale në ngarkim të tij “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.