Programi Suedez për Policimin në Komunitet i ka dhuruar Policisë së Shtetit një sasi prej 2000 maskash shumëpërdorimshe dhe 200 litra dezinfektant duarsh.
Përfaqësuesi i Programit Suedez në Shqipëri Ansi Shundi ia ka dorëzuar donacionin Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka dhe ndër të tjera është shprehur:
“Punonjësit e Policisë janë në frontin e parë për zbatimin e masave kundër përhapjes së virusit COVID-19 e në komunikim të shpeshtë më qytetarët. Prandaj këtyre punonjësve u nevojiten më shumë pajisje mbrojtëse si maska e dezinfektant. Për të ndihmuar dhe punën e punonjësve të Policisë në mospërhapjen e virusit dhe për t’i mbrojtur ata, Programi Suedez për Policimin në Komunitet vendosi t’i dhurojë Policisë së Shtetit një sasi prej 2000 maskash dhe 200 litër dezinfektant duarsh.”
Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka ka falënderuar përfaqësuesin e Programit Suedez për donacionin, por edhe për gjithë mbështetjen e dhënë në vijimësi Policisë së Shtetit.
Maskat shumëpërdorimshe janë më praktike për punonjësit e Policisë, për shkak të shërbimeve të përditshme që ata kryejnë.
Një pjesë e maskave do të dërgohen në DVP Kukës.