Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Interpol Tirana.
Bie në prangat e Policisë 50-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë operative ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kreshpan”.
Si rezultat i operacionit, në fshatin Kreshpan, në banesën e tij u kap dhe u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi Sokol Rukaj, 50 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.