Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 1 maj 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 68 shtetas, konkretisht: 15 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 50 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste: 4 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Shkodër; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, 1 në Durrës dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 4 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 3 raste, në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë, 3 në Elbasan, 3 në Korçë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 1 në Elbasan, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lezhë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.