Librazhd/Siguria në shkolla, objektiv parësor për Policinë

Librazhd/Siguria në shkolla, objektiv parësor për Policinë!

Në këtë kuadër, Shefja e Komisariatit të Policisë Librazhd, Kryekomisare Nertila Meta, së bashku me Specialistët e Policimit në Komunitet (SPZ) dhe shërbime të komisariatit, zhvilluan takime dhe bashkëbisedime të hapura me drejtuesit, stafet pedagogjike dhe nxënësit në shkollat 9-vjeçare “Genc Leka” dhe “Vilson Blloshmi”.

Gjatë takimeve me drejtuesit e shkollave dhe me stafet pedagogjike, si dhe gjatë bashkëbisedimeve me nxënësit, u diskutua mbi parametrat e sigurisë në shkolla, përreth tyre dhe në ambiente të tjera që frekuentojnë të rinjtë, parandalimin dhe trajtimin në kohë të konflikteve ndërmjet bashkëmoshatarëve, bullizmin, si dhe ndërgjegjësimin e nxënësve për rreziqet që vijnë nga përdorimi i lëndëve narkotike, duhanit dhe alkoolit, apo nga mbajtja dhe përdorimi i armëve të vogla dhe të lehta (AVL).

Gjithashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua gatishmërisë së të rinjve për të bashkëpunuar kurdo dhe në çdo situatë, me besim, me efektivët e Policisë, të cilët janë gjithnjë në funksion të trajtimit dhe adresimit të problematikave që paraqesin ata.

#nxënësittëparët
#Policiapranëjush