Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, janë finalizuar 2 operacione, në Shkodër dhe në Tiranë, për goditjen e shitjes së lëndëve narkotike dhe kontrabandës me lëndë piroteknike.
Janë kapur 5 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 12 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, me 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
U proceduan penalisht 2 shtetase, pasi dyshohet se shfrytëzonin fëmijët e tyre për të lypur në rrugë, në Tiranë.
Ndërkohë më datë 24.11.2026, rreth orës 12:50, shtetasja M. G., 28 vjeçe, banuese në Ishull Lezhë, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe, për pasojë, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 9 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 4 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi gjatë natës, në Sauk, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases L. N., 52 vjeçe. Si pasojë, është dëmtuar lehtë në dorë shtetasja L. N., e cila është në kujdesin e mjekëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, u procedua penalisht një 30-vjeçar, punonjës i një subjekti në Tiranë, pasi, duke gjeneruar muzikë me volum të lartë në subjekt, ka prishur qetësinë publike.
Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar, 8 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi. Njërit prej tyre iu gjet armë e ftohtë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Elbasan/Në vijim të informacionit të dhënë dje për aksidentin rrugor të ndodhur më datë 23.11.2026, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, ku humbi jetën 1 shtetas, bëjmë me dije se, si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë i mundur identifikimi i viktimës, shtetasit V. S., 70 vjeç, banues në Elbasan.
Është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe 2 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare proceduan penalisht 5 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
