Kuçovë/Aktivitet sensibilizues kundër dhunës me bazë gjinore

Kuçovë

Bashkë kundër dhunës, për një të ardhme më të sigurt!

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Komisariati i Policisë Kuçovë mirëpriti nxënësit e shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, në një aktivitet ndërgjegjësues që vendosi në qendër rëndësinë e parandalimit të dhunës, respektin dhe solidaritetin.

Përmes bashkëbisedimit dhe mesazheve sensibilizuese, u forcua ura e bashkëpunimit Polici -Shkollë -Komunitet, duke përcjellë një mesazh të qartë:
parandalimi i dhunës është përgjegjësi e përbashkët dhe nis me edukimin, ndërgjegjësimin dhe guximin për të mos heshtur.

Sepse një shoqëri pa dhunë ndërtohet së bashku, me besim, respekt dhe bashkëpunim!