Së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave!🧡
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, e cila shënon edhe nisjen e fushatës sensibilizuese “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave”, gratë dhe vajzat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me përfaqësueset e institucioneve partnere, Bashkisë Fier dhe Zyrës së Ndihmës Juridike Falas, u bashkuan në mbështetje të kësaj nisme ndërgjegjësuese.
Slogani i nismës:
“Mos e normalizo! Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave!”
Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje informuese dhe fjongo portokalli, si simbol i solidaritetit dhe i angazhimit të përbashkët për parandalimin dhe eliminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave.
Polici – Komunitet, të bashkuar për një qëllim!
Së bashku mund të bëjmë ndryshimin!
🧡 MOS HESHT! DENONCO DHUNËN!
☎️ Telefono 129, në çdo moment!

