Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 12 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi. Njëri prej tyre nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi O. M., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare proceduan penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit, falsifikim dokumentesh dhe kontrabandë mallrash.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
