Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv në të gjitha akset e qarkut, me pajisje inteligjente

Policia Rrugore e Shkodrës / Monitorim intensiv në të gjitha akset e qarkut për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut

Policia Rrugore e Shkodrës ka në fokus evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur, drejtojnë pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit ose kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë arrestuar 3 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1374 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, të ndara si më poshtë.

* 41 masa për parakalime të gabuara
* 411 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë
* 19 masa për drejtimin e mjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike
* 34 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit
* 6 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
* 20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse
* 16 masa për qarkullimin me xhama të errësuar
* 628 masa për parkim ose qëndrim të gabuar
* 199 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe në rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#ZbatoRregullatEQarkullimit #MbroJetën #RespektoKëmbësorët