Vlorë/ Vijon angazhimi i Policisë për garantimin e sigurisë në shkolla

Vlorë/ Vijon angazhimi i Policisë për garantimin e sigurisë në shkolla

Në kuadër të Planit të Masave për Sigurinë në Shkolla, Zëvendësdrejtori për Sigurinë dhe Rendin Publik në DVP Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, dhe Shefi i Komisariatit të Policisë Vlorë, Komisar Andi Deda, së bashku me specialistët e Policimit në Komunitet (SPZ), zhvilluan një takim me drejtuesit dhe oficerët e sigurisë në Shkollën Tregtare, Vlorë.

Gjatë takimit u diskutua mbi masat për garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit, evidentimin dhe adresimin e problematikave, respektimin e rregullave në institucionet arsimore, si dhe forcimin e bashkëpunimit për parandalimin e çdo situate që mund të cenojë sigurinë e tyre.

Policia e Shtetit vijon angazhimin për rritjen e pranisë në shkolla dhe forcimin e bashkëpunimit me drejtuesit, stafet pedagogjike, oficerët e sigurisë, nxënësit dhe prindërit, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative dhe garantimin e një mjedisi të sigurt shkollor.

Takimet dhe aktivitetet në kuadër të këtij plani do të vijojnë gjatë gjithë vitit shkollor 2026–2027, në të gjitha institucionet arsimore të qarkut Vlorë.

#SiguriaNëShkolla
#PoliciaPranëKomunitetit